Aktualitet

Zveçla nxjerr dokumentet: Në sulmin e Banjskës, i përfshirë edhe shoku i djalit të Vuçiç

sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla ka njoftuar se në vendin ku grupi terrorist sulmoi policinë e Kosovës para dy javësh është gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiç. Sveçla thotë se ai si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiçit në Kosovë, ai kishte qenë me të në makinë.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”, – shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”. Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi”, – shkroi Sveçla. ©


#Zveçla #nxjerr #dokumentet #Në #sulmin #Banjskës #përfshirë #edhe #shoku #djalit #të #Vuçiç

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button