Aktualitet

Paralajmërimi i kryeministrit të Izraelit: Jemi para një lufte të gjatë dhe të vështirë

Izraeli po fillon një “luftë të gjatë dhe të vështirë”, paralajmëron kryeministri Benjamin Netanyahu në një postim që bëri pak kohë më parë në platformën X (ish-Twitter). Në të njëjtën kohë ai thekson se përgjegjësia për këtë luftë i takon Hamasit, i cili dje të shtunën nisi sulme vdekjeprurëse në territorin izraelit.

Faza e parë e luftës ka të bëjë me shfarosjen e forcave armike që depërtuan në Izrael dhe vranë civilë dhe ushtarë, shkruan kryeministri izraelit.

Netanyahu thotë se forcat e armatosura izraelite kanë nisur një sulm në Rripin e Gazës, i cili do të vazhdojë “i pandërprerë” dhe me vendosmëri “derisa të arrihen objektivat” e operacionit.


“Ne do të rivendosim sigurinë për qytetarët e Izraelit dhe do të fitojmë”, siguron kryeministri izraelit.

Duke e përshkruar Gazën si “qytetin e së keqes”, Benjamin Netanyahu tha dje: “Të gjitha këto vende ku fshihet Hamasi (…) do t’i kthejmë në gërmadha”. “Unë u them banorëve të Gazës: Largohuni prej andej tani, sepse ne do të sulmojmë kudo me të gjitha forcat tona”, paralajmëroi kryeministri izraelit.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kabineti i qeverisë Netanyahu ka dhënë dritën jeshile për sulme kundër objektivave ushtarake dhe administrative të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez në Rripin e Gazës.

#Paralajmërimi #kryeministrit #të #Izraelit #Jemi #para #një #lufte #të #gjatë #dhe #të #vështirë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button