Video/ Hasani i çon në “Purgator” në shtesë: Vllaznia shembet, Ahmataj debuton me fitore te Tirana

Julian Ahmataj priste një reagim nga skuadra dhe ajo erdhi. Me vështirësi sigurisht se nuk ishte një ndeshje e lehtë, por Tirana mundi 0-1 Vllazninë në “Klasiken” e futbollit shqiptar. Në Kukës, pas dy humbjesh radhazi, bardheblutë u kthyen te fitorja. Vendosi Hasani, që shënoi golin vendimtar në sekondën e fundit të takimit.
Pas largimit të Orges Shehit me vendin e klubit, që e pezulloi teknikun, lojtarët u përgjigjën në fushë. Një ndeshje e komplikuar se Vllaznia ishte gjithashtu në kërkim të pikëve. Tirana e debutuesit Julian Ahmataj, në aventurën e dytë në bardheblu, e dominoi pothuajse të gjithë pjesën e parë. Abdullahu, që merr vendin e Ilion Likës (zyrtarisht me kërkesë të 43 vjeçarit), pati një pjesë të parë të qetë. Mehidri, në anën tjetër, u detyrua të bënte ndërhyrje shpëtimtare, për të ndaluar nënkampionët të shënonin në rastet që Latifi e Hasani patën.
Lexo më tej: “Humbja nga individë, grupi do t’i nxjerrë jashtë”. Memelli i tërbuar, Ahmataj presion Halilit: “Më jep Tiranën”
Situatë e ngjashme edhe në pjesën e dytë. Deliu e Latifi shpenzuan një mundësi ideale në të 66′, ndërsa Smajli (71′) provoi i pari reflekset e portierit Abdullahu. U duk momenti i duhur për të tentuar të vendosnin Tiranën në vështirësi, por kartoni i dytë i verdhë për Smajlin në të 82′ komplikoi gjithcka. E në këtë pikë, në minutën e fundit të shtesës Hasani zgjidhi ndeshjen, duke i dhënë fitoren në debutim teknikut Ahmataj. Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 9 pikë, në javën e tretë pa fitore. Tirana ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë e ka një ndeshje për të rikuperuar.
#Video #Hasani #çon #në #Purgator #në #shtesë #Vllaznia #shembet #Ahmataj #debuton #fitore #Tirana
Lapsi