Shisnin tollumbace me azot dhe kanabis, arrestohet tre persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët kishin përshtatur një lokal në ambient për konsumim të lëndëve narkotike. Ata eklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe ofronin tollumbace me Azot.
Si pasojë e konsumimit të tollumbaceve me Azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tym”
Arrestohen në flagrancë Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame./f.s
#Shisnin #tollumbace #azot #dhe #kanabis #arrestohet #tre #persona #në #Fier