Bindi BE që të mos ketë sanksione ndaj Serbisë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç shprehet e bindur se vendet e Bashkimit Europian nuk do të vendosin sanksione ndaj Serbisë për sulmin që u krye në Veri të Kosovës në 24 shtator.
Në një komunikim me mediat në Beograd, Brnabiç deklaroi se në takimin e mbajtur në Spanjë mes liderëve të Bashkimit Europian, presidenti serb ka arritur të mbrojë interesat e vendit.
Brnabiç tha se Vuçiç menaxhoi interesat e vendit dhe ka arritur që çështja e sanksioneve të mos jetë pjesë e vendimmarrjes së drejtuesve të Bashkimit Europian. Ajo thotë se është meritë e diplomacisë së presidentit Vuçiç që ndaj Serbisë nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore.
Lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në 24 shtator ku humbi jetë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u vranë 4 agresorë serbë, kryeministrja serbe ka një tjetër variant të ngjarjes. Sipas saj, incidenti është shoqëruar me informacione të rreme në media ndërkombëtare.
#Bindi #që #të #mos #ketë #sanksione #ndaj #Serbisë
Lapsi