Tech

“Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, Prokuroria flet zyrtarisht për vdekjen e 3-vjeçarit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj klinikës dentare ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç në kryeqytet.

Organi i akuzës bën të ditur se ngjarja do të hetohet për veprën penale “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja e rëndë është referuar nga Komisariati Nr.4 te Prokuroria e Tiranës më datë 4 Tetor, ndërsa një ditë më pas organi i akuzës e ka regjistruar si procedim penal.

Hetuesit kanë sekuestruar kartelën stomatologjike të 3-vjeçarit.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së të miturit.

3-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e dozës së lartë të narkozës. Ndaj të miturit u injektua narkozë totale për shkak të ndërhyrjes në disa dhëmbë.

/a.r

#Neglizhencë #në #trajtimin #mjekësor #Prokuroria #flet #zyrtarisht #për #vdekjen #3vjeçarit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button