Life Style

“Vrisni shqiptarët, që të mos ekzistojnë”, FFK kërkon dënim nga UEFA për tifozët serbë “Delije”

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka reaguar për sjelljen nacionaliste e fashiste të tifo-grupit serb “Delije”, gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Young Boys.

Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Crvena zvezdas dhe Young Boys, tifo-grupi serb “Delije” shfaqën mesazhe fashiste si “vrisni shqiptarët, që ata mos të ekzistojn딓Kosova është Serbi”, si dhe brohorisnin emrat e terroristëve serb të vrarë në incidentin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League. Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s”.

Komunikata e FFK-së

/a.r

#Vrisni #shqiptarët #që #të #mos #ekzistojnë #FFK #kërkon #dënim #nga #UEFA #për #tifozët #serbë #Delije

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button