Shëndeti

Telashet e ish-presidentit, Trump nuk është më në listën e miliarderëve ekskluzivë

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e Donald Trump ka rënë me 300 milionë dollarë, në 2.6 miliardë dollarë, duke bërë që ish-presidenti të zhvendoset në listës e 400 njerëzve më të pasur të botës.

Kjo është rënia e dytë në 3 vitet e fundit në listën e revistës prestigjioze dhe sipas kësaj të fundit, rënia vazhdon për shkak të gjyqeve me të cilat Trump po përballet, sidomos në Nju Jork. Madje “Forbes” shkon më tej kur shkruan: “Donald Trump nuk është më aq i pasur, sa të bëjë pjesë në klubin e miliarderëve ekskluzivë”.

“Me një pasuri prej 2.6 miliardë dollarësh, Trumpit i mungojnë 300 mln së fundmi, rënia më e madhe në një dekade për të”, vazhdon Forbes.

Veç përballjeve gjyqësore, Trump ka shpenzuar shumë edhe me rrjetin social “Truth”, platforma që u krijua prej tij, pasi u përjashtua nga X dhe Facebook, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kongres. Edhe më herët Donald Trump ka humbur pozicione në listën e Forbes, fillimisht në 1990, kur ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme Trump.

Humbja më e madhe ishte ajo e vitit 2021, pasi humbi presidencën dhe për shkak të pandemisë së covid gjithashtu. Por e rimori veten shumë shpejt dhe u ngjit në listë në 2022. Por edhe sipas ekspertëve, problemet ligjore, po e dëmtojnë rëndë, jo vetëm imazhin, por edhe pasurinë e ish presidentit Trump.

#Telashet #ishpresidentit #Trump #nuk #është #më #në #listën #miliarderëve #ekskluzivë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button