Aktualitet

Lirimi i shpejtë në Serbi, Gërvalla: Dëshmi se procesi është farsë, Radoiçiç t’i dorëzohet Kosovës

Lirimi pas më pak se 24 orësh i Milan Radoiçiç është një dëshmi se procesi ndaj tij është farsë. Kështu është shprehur ministria e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ajo kërkon që Radoiçiç t’i dorëzohet menjëherë Kosovës për t’u përballur me drejtësinë.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiç duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, shkruan Gërvalla.

Më pak se 1 ditë ka zgjatur heqja e lirisë nga autoritetet serbe për Milan Radoiçiç, i akuzuar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjyqtari i procedurës paraprake rrëzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për lënien në paraburgim për Radoiçiçin, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes. Sipas vendimit Radoiçiçit i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë, pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.


#Lirimi #shpejtë #në #Serbi #Gërvalla #Dëshmi #procesi #është #farsë #Radoiçiç #dorëzohet #Kosovës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button