Çmimi Nobel për Fizikën shkon për 3 shkencët që studiojnë elektronet

Nobeli në Fizikë për vitin 2023 i është ndarë tre shkencëtarëve, për punën e tyre në krijimin e atyre që janë quajtur pulse jashtëzakonisht të shkurtra të dritës.
Këto pulse drite mund të shfrytëzohen për të studiuar proceset që ndodhin brenda atomeve dhe molekulave.
Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier ndajnë çmimin prej 11 milionë koronash suedeze të shpallur të martën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.
Çmimi i këtij viti është çmimi i 117-të Nobel që jepet në Fizikë që nga viti 1901. L’Huillier është gruaja e pestë që merr çmimin.
Teksa fliste në një konferencë për shtyp, L’Huillier tha se ishte duke dhënë mësim kur mori telefonatën që e lajmëroi se kishte fituar Nobelin në fizikë.
“Gjysmë ora e fundit e leksionit tim ishte e vështirë për t’u bërë,” tha ajo.
“Siç e dini, nuk ka aq shumë gra që e marrin këtë çmim, kështu që është shumë, shumë i veçantë,” shtoi ajo./f.s
#Çmimi #Nobel #për #Fizikën #shkon #për #shkencët #që #studiojnë #elektronet