Sport

“E dha penallti me një fërkim”: Barushi ndez polemikat, Memelli i ruhet virusit të mendjemadhësisë

“Nuk po përpiqemi të lemë gjurmë dhe të kontestojmë. Të dyja rastet e diskutuara, njëra është penallti shumë e lehtë. Tjetra nuk u akordua dhe u dha simulim, duke na ndëshkuar dy herë. Penalltia e Vllaznisë ishte e lehtë. Kishte thjeshtë një fërkim të lehtë”. Drejtori Sportiv i Dinamos, Ermal Barushi ndez polemikat, pas 1-1 me Vllazninë. Ish-arbitri është në fushë e tij dhe akuzon arbitrat hapur: “Jemi në fazën e shtatë, kemi bërë 7 ndeshje. Kemi marrë 5 penallti kundër. Në syrin tim, ajo e Vllaznisë, nuk është penallti”.

Barushi pastaj e zgjeron analizën, duke u futur në detaje teknike: “Shikojeni rënien e Zabërgjes, a mund të bjerë një lojtar në atë formë? Ka prekje dhe është penallti e padhënë për Dinamon. Si mund të ketë simulim atje pa përthyerje gjunjësh. Nuk është simulim kurrsesi se ka kontakt. U dënuam 2 herë sepse lojtari doli me të kuq”, e mbylli Barushi.

MEMELLI: KUJDES VIRUSIN E MENDJEMADHËSISË

” Kemi krijuar goxha sot, dy raste në pjesën e parë me portë bosh me Bekimin që nuk ishte pozicion jashtë loje. E dy raste të tjera për shënim për të shkuar 2-0 dhe 2-1 në fund. Ajo që dua të them është falënderim për lojtarët sot, se sakrifikuan. Dhanë maksimumin edhe pse nuk i vendosëm në pozicionet natyrale. Jemi munduar ta mbajmë ekipin në tonus gjatë gjithë javës për të mos u prekur nga virusi i mendjemadhësisë”. Migen Memelli jap mënyrën e tij të të parit të barazimi 1-1 me Dinamon në Elbasan Arena. Tekniku i shkodranëve është i mendimit se skuadra e tij ka humbur dy pikë në këtë ndeshje, duke parë edhe rastet e shpenzuara. “Për mënyrën se si filloi ndeshja, të më kishin thënë me këto mungesa, mundet që të pranoja këtë barazim. Por kurrsesi, në ndërgjegjen time, me lojtarët që kam, duke parë edhe rastet e krijuara, nuk mund të firmosja për këtë barazim. Por është pjesë e lojës dhe ikim me një barazim që i vlejti më mirë Dinamos se ne. I intereson ndoshta trajnerit të Dinamo, por besoj se kemi humbur dy pikë”.


Memelli kërkon të mos komentojë episodet e arbitrimit, që kanë qenë në qendër të polemikave: penalltia e dhënë në favor të Grudës e ajo e padhënë në rrëzimin e Zabërgjas. “Periudha ime, kur unë komentoja vendimet e gjyqtarëve, ka mbaruar një herë e përgjithmonë. Përderisa e them këtë, duhet t’u japim një klimë sa më të qetë gjyqtarëve. Kur ushtrojmë presion tek ata, më tepër i detyrojmë të gabojmë, ndaj nuk duhen komentuar se në fund të ditës janë njerëz, bëjnë punën e tyre të caktuar. Përderisa e ka konfirmuar VAR-i, nuk e di… ”, u shpreh Memelli.

#dha #penallti #një #fërkim #Barushi #ndez #polemikat #Memelli #ruhet #virusit #të #mendjemadhësisë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button