Tech
Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Napoli, njerëzit kalojnë natën në rrugë

Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë.
Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.
Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhu shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës.
Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë.
/a.r
#Tjetër #lëkundje #fortë #sizmike #në #Napoli #njerëzit #kalojnë #natën #në #rrugë