Pas 4908 ditësh një Cruz kthehet në Serie A: Juan Manuel debutoi me Veronën

Ishte 25 Prill 2010 kur Julio Cruz luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A. Në minutën e 75′ të Genoa-Lazio “El Jardinero” shkeli fushën e stadiumit Marassi në vend të Sergio Floccari, duke festuar me shokët e tij fitoren jashtë fushe ndaj kuqebluve. Atë vit, ish-sulmuesi i Inter u torturua aq shumë nga dëmtimet, sa që luajti vetëm 25 ndeshje në kampionat dhe shënoi katër gola, i fundit prej të cilëve ishte më 24 mars në fitoren 2-0 ndaj Sienës.
Siç raportohet nga Opta Sports, 4908 ditë pas ndeshjes së fundit, mbiemri Cruz do të rikthehet për të qenë i pranishëm në formacionin titullar të një skuadre të Serie A. Ky është Juan Manuel Cruz, djali i ish-qendërsulmuesit zikaltër, i cili iu bashkua në mes të shtatorit me Hellas Verona.
Lexo më tej: Video/ Orsolini iluzionon Bolonjën, Atalanta përmbys me Koopmeiners e Hojlund: Verona nuk është më e fundit
24-vjeçari argjentinas u rrit në akademinë e Banfield përpara se të bashkohej me ekipin e parë në 2020. Cruz qëndroi atje për tre vjet, duke shënuar shtatë gola në njëzet paraqitje. Qendërsulmues si babai i tij, Cruz debutoi në Itali, duke filluar nga minuta e parë në ndeshjen përballë Torinos. Ndeshja e sulmuesit përfundoi pas 58 minutash, i zëvendësuar nga Djuric, ndërsa takimi u mbyll 0-0.
#Pas #ditësh #një #Cruz #kthehet #në #Serie #Juan #Manuel #debutoi #Veronën
Lapsi