Aktualitet

Balliu, i harruari në ndeshjet e fundit, takohet me teknikun Sylvinho: braziliani në Spanjë edhe për Baren

Balliu

Sfida vendimtare e kombëtares, për kualifikueset e Euro 2024, kundër Republikës Çeke po afron. Një ndeshje shumë delicate dhe e rëndësishme për të mos u kujdesur në detaje. Tekniku i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka zbritur në fushë, për tu takuar personalisht me dy lojtarët kuqezi Ivan Balliu dhe Keidi Bare.

Tekniku ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta. Fillimisht ata janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca, që mbaroi me rezultatin 2-2. Para syve të teknikut Sylvinho, mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta.

Pas ndeshjes, braziliani dhe argjentinasi janë takuar me futbollistin shqiptar. Diskutimet kanë qenë për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë. Një takim i rëndësishëm duke parë se Balliu u anashkalua në dy ndeshjet e shtatorit.


Lexo më tej: Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon një super gol: beratasi i jep pikën Granadas

Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë. Takimi ka qenë me mesfushorin Keidi Bare, që aktivizohet te Espanyol. Edhe me të janë diskutuar gjithashtu impenjimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e Euro 2024. Trajneri kuqezi ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

#Balliu #harruari #në #ndeshjet #fundit #takohet #teknikun #Sylvinho #braziliani #në #Spanjë #edhe #për #Baren

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button