Tre ditë zjarr në pyllin e Pishporos, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore kërkohet ndihmë nga ajri

Në pyllin e Pishporos në Fier vijon prej tre ditësh lufta me flakët. Sipërfaqja e djegur është përhapur edhe më shumë në zonën pyllëzuar, ku janë shkaktuar dëme të mëdha natyrore.
Efektivët dhe forcat zjarrëfikëse vazhdojnë intensivisht luftën tokësore me flakët, por duket e pamjaftueshme.
40 efektivë police, 9 mjete zjarrëfikëse dhe anëtarë të forcave të armatosura janë angazhuar në shuarjen e flakëve. Duhet theksuar se autoritetet lokale prej tre ditësh i bëjnë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes për të kryer ndërhyrje nga ajri, por ata nuk e kanë nisur ende helikopterin.
Zjarri në Pishporo vijon prej ditës së martë. Pylli i Pishporos është një nga vendet e njohura të Fierit me një sipërfaqe të madhe pyllëzimi.
#Tre #ditë #zjarr #në #pyllin #Pishporos #digjen #sipërfaqe #të #mëdha #pyjore #kërkohet #ndihmë #nga #ajri
Lapsi