Sport

Chelsea-Brighton, gabimi është surreal: Blues “rreshtojnë” një lojtar të shitur

E bujshme ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Stamford Bridge, në ndeshjen e Chelsea-Brighton, e vlefshme për turin e tretë të Carabao Cup. Blues fituan 1-0 falë golit të Nicolas Jackson, por vëmendjen e mori një episod tjetër. Para fishkëllimës së startit ni listën zyrtare të ndeshjes Andrey Santos shfaqej mes titullarëve. Asgjë e çuditshme nëse nuk do të ishte një fakt i pabesueshëm: lojtari është larguar nga klubi në seancën e fundit të transferimit.

ANDREY SANTOS NË HUAZIM TE NOTTINGHAM FOREST

I blerë për 12 milionë nga Chelsea (që e mori nga Vasco da Gama, ku qëndroi deri në qershor) në janar 2023, braziliani i lindur në 2004, kreu fazën përgatitore me Blues dhe më pas u huazua te Nottingham Forest.

GABIMI SURREAL I CHELSEA

Në listën e komunikuar nga klubi pasi Pochettino kishte shënuar 11 titullarët, në mënyrë të bujshme u shfaq edhe emri i Andrey Santos. Mesfushori brazilian është futur gabimisht në formacion, arsyeja? Numri 20, i cili gjatë përgatitjes i ishte caktuar Andrey Santos, tani është mbi supet e Cole Palmer, i cili mbërriti te Chelsea (nga Manchester City) në ditët e fundit të afatit kalimtar. Në fakt, ishte Palmer i zgjedhuri në formacion nga trajneri argjentinas. Prandaj, me shumë mundësi, ka qenë një gabim për shkak të dështimit të klubit për të zëvendësuar emrin e numrit. Një gabim i madh, që megjithatë kaloi thuajse pa u vënë re falë kalimit në raundin tjetër të Blues, të cilët, nga ana tjetër, janë gjithnjë e më shumë në krizë në Premier League, siç dëshmohet nga pesë pikët e fituara në gjashtë ndeshje, rezultati i një fitore, dy barazime dhe tre humbje.




#ChelseaBrighton #gabimi #është #surreal #Blues #rreshtojnë #një #lojtar #të #shitur

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button