Mister shkaku/ Gjendet i vdekur një shqiptar në Serbi, pritet riatdhesimi në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, ka njoftuar se një shqiptar Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka raportim për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim./m.j
#Mister #shkaku #Gjendet #vdekur #një #shqiptar #në #Serbi #pritet #riatdhesimi #në #Kosovë