VIDEO/ I vuri flakën një automjeti, policia i futet me vinç nga ballkoni: Ja si u arrestua Pengu në Korçë!

Një zjarrëvënie e qëllimshme, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, është zbardhur në kohë nga policia, që ka vënë në pranga një 30-vjeçar si autor të ngjarjes.
Fillimisht, uniformat blu njoftuan se në rrugën “Boris Plumbi” u dogj një automjet, ndërsa pas disa orëve publikuan pamjet e arrestimit në banesë të zjarrvënësit, Samuel Pengu.
30-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj shërbimeve të policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, ndaj Blutë e rrethuan pallatin ku ndodhej apartamenti i tij dhe dy efektivë kanë hyrë nga dritarja duke përdorur një vinç.
Sipas policisë, 30-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht.
30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre./m.j
#VIDEO #vuri #flakën #një #automjeti #policia #futet #vinç #nga #ballkoni #arrestua #Pengu #në #Korçë