Aktualitet

17-vjeçari humbi jetën tek “Orange” në Sarandë, arrestohet pas një muaji pronari

Policia Kufitare e Qafë Botës, ka arrestuar në flagrancë shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë, pronar i loklait ku humbi jetën punonjësi 17-vjeçar, pas këputjes së kavos së ashensorit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


#17vjeçari #humbi #jetën #tek #Orange #në #Sarandë #arrestohet #pas #një #muaji #pronari

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button