Gurë dhe ujë në rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale te Qarkut Dibër.
Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.
Në këto zona ka patur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka patur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.
Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.
Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka patur edhe në aksin tjetër nacional Burrel – Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.
/a.r
#Gurë #dhe #ujë #në #rrugën #Arbrit #vështirësohet #qarkullimi #mjeteve