Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë s’do ta njohim Kosovën
Presidenti serb, Vuçiç ka deklaruar se ka pyetur pse KFOR-i nuk ka vepruar për të pasur më pak viktima. Por, thotë se “Kurtit i është dhënë leje për të vrarë sa më shumë njerëz”.
“Kurtit i kanë dhënë ‘carte blanche’ për t’u marrë me terroristët. Sipas informacioneve që kemi deri më tash, dy janë plagosur rëndë, tre janë vrarë dhe frika është se është vrarë edhe një person i katërt. Kemi përgjuar se çfarë ka bërë policia shqiptare dhe për shkak përkthimit jemi në pritje të dëshmive se çfarë po bënte policia shqiptare”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se “një sulmues është në rrezik për jetë vetëm pasi nuk u është dhënë ndihmë”. Vuçiç ka thënë se ka incizimet “ku dëgjohen policët shqiptarë duke qeshur e duke thënë lëre”.
“Ne do të marrim vendime për këto ngjarje dhe jo dikush tjetër. Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjithë kohën kanë kërkuar arsyetim që ta fajësojnë Serbinë derisa të mos e njohin Kosovën. Ky është presioni për ta njohur Kosovën”, ka thënë tutje Vuçiqi.
“Ky presion do të vazhdojë. Ata që mendojnë se do të bëjmë presionin e madh që Serbia ta njohë Kosovën, do t’u them në mënyrë të fuqishme, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Mund të na vrisni të gjithëve, mund të thoni çka të doni”, ka shtuar ai.
“Kjo paraqet atë se si duket një luftë speciale ndaj Serbisë. Nuk janë uniforma as të ushtrisë e as policisë së Serbisë, nuk kanë pasur armë speciale. Ne pa lejen e KFOR-it nuk mund të hymë, vetëm nëse duam të hymë në konflikt me NATO-n. Kemi biseduar me Petkoviqin e Listës Serbe. Ata janë me popullin e tyre. Problem është që policia shqiptare ka shtënë në shtëpi private dhe ka trokitur në ato shtëpi për t’i gjetur serbët. Barrikadat që janë vendosur është dashur t’i largojë KFOR-i dhe jo policia e Kosovës, për këtë e ka pësuar polici shqiptar”, ka thënë ai.
“Kosova kurrë s’do ta fitojë pavarësinë e saj, së paku jo nga Republika e Serbisë. Çka do që ndërmarrin ndërkombëtarët, ne vendimet do t’i marrim në ditët në vijim dhe do t’i marrim me kokë të ftohtë. Sa u përket vendimeve se si dhe në çfarë mënyrë do të mbrojmë popullin do t’ju njoftojmë”, ka thënë tutje Vuçici./f.s
#Vuçiç #Mund #të #vrisni #të #gjithëve #kurrë #sdo #njohim #Kosovën