Aktualitet

Vetëm 19 vjeç, arrestohet tutori i prostitutave në Tiranë! Klientët i gjente në rrjetet sociale

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Rasti në fjalë u zbulua nga emisioni ‘Piranjat’.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet B. M., i cili akuzohet se gjente klientë përmes rrjeteve sociale.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, e cila bën fjalë për një rast shfrytëzimi prostitucioni, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi B. M., dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht njëra nga këto shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Vetëm #vjeç #arrestohet #tutori #prostitutave #në #Tiranë #Klientët #gjente #në #rrjetet #sociale

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button