Qëlloi me shpullë nënën e nxënësit pasi i kërkoi të mos i dhunonte djalin, nën hetim mësuesja në Fier

Një mësuese në Fier është vënë nën hetim nga policia, pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë.
Pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket një mësuese që qëllon nënën e një nxënësi të saj, Policia Fier ka marrë masa dhe ka referuar materialet në Prokurori për mësuesen më inicilae V. C.
Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është “Dëmtime të tjera me dashje”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./m.j
#Qëlloi #shpullë #nënën #nxënësit #pasi #kërkoi #të #mos #dhunonte #djalin #nën #hetim #mësuesja #në #Fier