Tech

Zjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, flakët rrezikuan një banesë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre në lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmoreve.

Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u arrit të neutralizohej shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bën të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi./m.j

#Zjarr #pranë #varrezave #të #dëshmorëve #në #Fier #flakët #rrezikuan #një #banesë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button