Tech

A do të përjashtohen nga PD deputetët e grupimit Bardhi? Pampuri: Grupi parlamentar nuk është çetë

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka folur për situatën në të cilën Partia Demokratike tashmë ndodhet prej kohësh.

E pyetur nëse do të përjashtohen nga Partia Demokratike Gazment Bardhi dhe grupimi që përkrahin atë, Pampuri tha se ajo nuk e di nëse kjo do të ndodh, por shtoi se tashmë është momenti që deputetët e partisë demokratike të pyesin veten se cilës parti i përkasin, pasi kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

“Unë nuk mendoj se është momenti për të bërë diskutime të tilla, është vetëm një pyetje që duhet t’i përgjigjet secili, cilës parti i përkisni, Partisë Demokratike, cili është kryetari, sot është Lulzim Basha.

Edhe mua mund të mos më ketë pëlqyer x apo y kur janë zgjedhur në  poste të rëndësishme në Partinë Demokraitke, por kam vijuar në linjën e partisë. Partia Demokratike apo grupi parlamentar nuk është çetë në të cilën ti lobon me 5 apo me 6 shokë dhe i çon andej-ktej.

Unë nuk mund të them nëse do të përjashtohen. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, është grupi parlamentar i Partisë Demokratike për sa kohë ka shtatë apo më shumë deputet”,-tha Orjola Pampuri në një intervistë për Euronews Albania. /f.s

#të #përjashtohen #nga #deputetët #grupimit #Bardhi #Pampuri #Grupi #parlamentar #nuk #është #çetë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button