Aktualitet

600 Euro transporti nga Saranda në Kukës për çdo emigrant të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 17” është arrestuar në flagrancë 36-vjeçari me iniciale Sh.M.(B.), banues në Kukës.

Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në Fushë-Krujë duke transportuar me 1 automjet nga Saranda në drejtim të Kukësit kundrejt pagesës 600 Euro për person, 12 emigrantë. Këta të fundit kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Euro #transporti #nga #Saranda #në #Kukës #për #çdo #emigrant #të #paligjshëm #arrestohet #36vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button