Balla takon homologun italian: Në fokus lufta ndaj krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se kryefjalë e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.
Ministri Balla i ka dhuruar në shenjë mirënjohje edhe fanellën e kombëtare Ministrit të Brendshëm Italianë. Në fanellën e dhuruar ishte shënuar emri ministrit dhe numri 6.
/a.r
#Balla #takon #homologun #italian #Në #fokus #lufta #ndaj #krimit #të #organizuar #dhe #lëndëve #narkotike