Sport

Detaje nga operacioni policor, zbulohet droga e fshehur në konserva, që vinte nga Kanadaja

Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni anti-drogë i zhvilluar prej ditës së djeshme në mbarë vendin.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se kanabisi që u sekuestrua në Tiranë, vinte nga Kanadaja.

Mësohet se kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku. Mësohet se një drogë e re ka dalë në qarkullim., drogë xhelatinoze që vjen nga Kanadaja.

Ajo është në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja. Kanabisi që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë të reja një boçe, më shtrenjtë se kanabisi i thjeshtë.

Kujtojmë se deri më tani në mbarë vendin janë arrestuar mbi 200 persona, ku prej tyre, 112 janë vetëm në Tiranë.

/a.r

#Detaje #nga #operacioni #policor #zbulohet #droga #fshehur #në #konserva #që #vinte #nga #Kanadaja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button