Aktualitet

Rama thirrje qytetarëve: Bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije

Bashkia Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në vite si dhe për pastrimin nga mbetjet.

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga puna e përditshme e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe policisë bashkiake për largimin e kioskave, të cilat nuk dispononin leje të shfrytëzimit të hapësirës publike.

Rama thekson se kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci me përkushtim të admirueshëm po punon çdo ditë për heqjen e kioskave e spostimin e shitësve ambulant vend e pa vend.

Lirimi i këtyre hapësirave do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërkohë që bashkia Shkodër fton poseduesit që t’i largojë vullnetarisht deri me datën 18 Shtator, në të kundërt do të ndërhyhet për lirimin e këtyre hapësirave të zënë padrejtësisht.

/a.r

#Rama #thirrje #qytetarëve #Bashkëpunim #për #një #Shkodër #më #të #pastër #siç #hije

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button