Tech
Sot takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel. Dy liderët do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 9:00.
Pas takimeve bilateraledo të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiçi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
/a.r
#Sot #takimi #nivelit #të #lartë #KurtiVuçiç #në #Bruksel