Sot seanca parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Këtë të enjte zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Në rendin e ditës është parashikuar dekretimi i emërimit të Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë. Po ashtu, Delina Ibrahimaj, e cila do të shkarkohet nga ky post do të emërohet si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë projektligjesh të tjera duke përshirë atë për armët dhe disa ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi renditi prioritetet e këtij sesioni të ri parlamentar. Por përfaqësuesi socialist nuk e tha dot se me cilin nga kundërshtarët politikë do të komunikojë për të bashkëpunuar për disa reforma që kërkojnë shumicë votash.
E sa i përket Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kreun e grupit të saj nuk e cakton mazhoranca. Sipas tij, ngjitja e Lulzim Bashës në këtë pozicion është provokim nga ana e socialistëve.
Edhe kjo çështje mes demokratëve pritet të jetë pjesë e debateve këtë të enjte në Kuvend, në një kohë kur dy grupet që mbështesin Sali Berishën dhe Gazment Bardhi kanë unifikuar qëndrimet e tyre parlamentare.
/a.r
#Sot #seanca #parlamentare #çfarë #pritet #të #ndodhë