Sport

Goli ishte faull, më duket e qëllimshme”: ‘i zakonshmi’ Nica shkarkohet te arbitri, Di Biaggio “i lumtur për pikët

Nica

“Ne bëmë punën tonë javore, me aq sa mund të bësh për një javë. Shije të keqe më la episodi i fundit. Arbitri dha një këndore të paqenë, edhe goli ishte faull, kërceu me dy duar sipër. Më duket e qëllimshme. Djemtë dhanë maksimumin, dalim të zhgënjyer nga kjo zallamahi që kanë marrë përsipër të krijojnë arbitrat. Specialistët ta shikojnë me kujdes, duhet të reklamohet ndeshja”. Stavri Nica në debutimin e tij në pankinën e Kukësit kapet me arbitrin Dyrmishi. Blutë humbën 2-1 përballë Dinamos në minutën e 101′.

Një dështim që Nica nuk e ka kapërcyer e si zakonisht shkarkon përgjegjësinë, duke aluduar për situatë të qëllimshme. “Nuk duhet të ulemi deri në këtë gradë. Futbolli duhet të jetë maksimalisht i pastër dhe të ketë besueshmëri. Na ndjekin tifozët, të gjithë e kuptojnë futbollin tani. Asnjë s’ka të drejtën e Zotit të injorojë futbollin. Duhet të jemi më objektivë, t’i shikojmë kush gabon dhe të merren masa”.

Lexo më tej: Di Biaggio shpëton në minutën e 101′: dygolëshi i mbrojtësit Prodani i jep fitoren e parë Dinamos


DI BIAGGIO: FITORE THELBËSORE

“Ishte fitore shumë e rëndësishme, thelbësore. Vinim nga dy ndeshje ku meritonim shumë më shumë për atë që kemi dhënë në fushë. Ndaj jemi shumë të lumtur dhe do të vazhdojmë kështu”. Tekniku Luigi di Biaggio shtrëngon fort tre pikët e para në kampionat. Një fitore në shtesë që i ka kursyer vërshimin e kritikave italianit. Sidoqoftë, sa për shpjegim, ai kujton se loja e mirë nuk i ka sjellë pikë në dy javët e para: “E merituar? Më vjen keq që nuk ma keni bërë në ndeshjet e para këtë pyetje, por sot. Sot nuk kemi luajtur mirë si në ndeshjet e tjera, por në fund ndoshta e merituam. Edhe pse Kukësi bëri një ndeshje të mirë. Do të përgjigjesha në mënyrë të ndryshme nëse do të bënit këtë pyetje në ndeshjet e mëparshme”.

#Goli #ishte #faull #më #duket #qëllimshme #zakonshmi #Nica #shkarkohet #arbitri #Biaggio #lumtur #për #pikët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button