Aktualitet

Zbardhet incidenti ajror në Detin e Zi, piloti rus lëshoi raketë për të rrëzuar avionin britanik

Një incident ajror i ndodhur në vitin 2022, që ka për protagonist Forcat Ajrore ruse dhe britanike, është zbuluar nga BBC.

Sipas medias britanike, një pilot rus është përpjekur të rrëzojë një avion vëzhgimi të RAF pasi besonte se kishte leje për të qëlluar.

Piloti ka gjuajtur dy raketa në drejtim të avionit britanike, e para prej të cilave dështoi të kapte shënjestrën dhe nuk u lëshua si pasojë e një defekti teknik siç pretendohej në atë kohë.

Rusia pas incidentit tha se incidenti i regjistruar shtatorin e kaluar ishte shkaktuar nga një defekt teknik dhe Ministria britanike e Mbrojtjes pranoi publikisht shpjegimin e Kremlinit.

Por tani tre burime të larta të mbrojtjes perëndimore me njohuri për incidentin i kanë dorëzuar BBC-së se komunikimet ruse të përgjuara nga avioni RAF RC-135, që tregojnë një kontekst ndryshe nga versioni zyrtar.

Avioni i RAF që fluturonte me një ekuipazh prej 30 personash në bord ishte duke fluturuar një mision vëzhgimi mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare më 29 shtator të vitit të kaluar kur u ndesh me dy avionë luftarakë rusë SU-27.

Komunikimet e përgjuara tregojnë se një nga pilotët rusë mendoi se i ishte dhënë leja për të goditur avionin britanik, pas një komande të paqartë të dhënë nga një stacion tokësor rus.

Teksa dy SU-27 rus iu afruan avionit spiun të RAF, ata patën një komunikim me kontrollorin e stacionit të tyre tokësor.

Një burim perëndimor i tha BBC-së se atyre iu tha: “E keni objektivin”.

Kjo gjuhë e paqartë në një moment delikat është interpretuar nga një prej pilotëve rusë si leje për të qëlluar. Piloti rus lëshoi një raketë, e cila fatmirësisht nuk e goditi objektivin e saj.

Megjithatë, një rrjedhje sekrete e inteligjencës zbuloi se ushtria amerikane foli për atë që ndodhi në terma më të rreptë.

Në një sërë dokumentesh i njëjti incident u përshkrua si “tentativë për t’a rrëzuar”.

“Incidenti ishte shumë më serioz se sa ishte portretizuar fillimisht dhe mund të ishte një akt lufte”, raportoi New York Times.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka refuzuar që të japë detaje të këtyre komunikimeve dhe duke iu përgjigjur zbulimeve të reja, tha: “Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzimin e panevojshëm dhe të informojmë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar”.

/a.r

#Zbardhet #incidenti #ajror #në #Detin #piloti #rus #lëshoi #raketë #për #të #rrëzuar #avionin #britanik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button