Tech

Plazhi me zhvillimin më të madh këtë vit, e zbulon Alket Islami: E pash nga ajri dhe…

Alket Islami nga Shoqata e Aeronautikës tregoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se kush është plazhi që është zhvilluar më shumë në Shqipëri.

Sipas Islamit struktura, pastërtia dhe rregulli në Spille këtë vit, e çojnë në vendin e parë.

“Shqipëria është shumë e bukur, por ka një problem, dinamika e relievit tonë nuk e bën që ne ta quajmë Velipojën dhe Shëngjinin rivierë, por i jap notën 10 atij vendi për plazhin këtë vit. Unë e kam parë nga ajri të gjithën dhe në 15 nëntor do të nxjerr plazhin më të mirë të Shqipërisë. Plazhin më të mirë nuk e them tani, por plazhi më me ngritje ishte Spilleja. Këtë vit jam befasuar kur e kam parë nga lart me një infrastrukturë, pastërti dhe rregull,” – u shpreh Islami.

 

/a.d

#Plazhi #zhvillimin #më #të #madh #këtë #vit #zbulon #Alket #Islami #pash #nga #ajri #dhe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button