“Shtrigë, të urrej”- sherri mes Kim dhe Kourtney duket se do vazhdojë për një kohë të gjatë!
Nëse e mbani mend, pak muaj më parë, në mbarimin e sezonit të tretë të “The Kardashians”, Kim dhe Kourtney nuk ishin në raportet më të mira mes tyre, përkundrazi. Kujtojmë se motrat e famshme nisën akuzat dhe kundër akuzat ndaj njëra-tjetrës pas një debati për martesat respektive në Itali, ku Kourt e akuzoi Kim se ka shfrytëzuar dasmën e saj me Travis Baker për të bërë biznes me Dolce&Gabbana-n, ndërsa Kim tha se e motra i ka “vjedhur” tërësisht dasmën që bëri me Kanye West, duke bërë ceremoninë në të njejtin vend, duke marrë për të kënduar Andrea Bocelli-n dhe detaje të tjera si këto. Pra gjëra normale motrash, dhe marrëdhënia mes tyre ka shkuar nga keq në më keq akoma, e këtë gjë e pohon trailer-i i sezonit të katërt të serialit ku ato janë protagoniste.
Kështu, në teaser-in e “Kardashians” në Hulu, Kim dëgjohet t’i drejtohet Kim dhe t’i thotë: “Je e lumtur? Je një tjetër njeri, na urren. Ne thjesht po e diskutonim, ti i mendon gjërat dhe mërzitesh. Edhe unë i mendoj dhe mërzitem”, ndërsa Kourtney shfaqet më e ashpër duke i thënë: “Ti je thjesht një shtrigë dhe të urrej”.
Megjithatë, edhe pse sherri duket se nuk do mbarojë tani shpejt, në fund trailer-i i ri mbyllet me Khloe-n, e cila thotë: “Këto gjëra mund të rregullohen. Nuk do të na thyejnë” – dhe ne shpresojmë që familja t’ja dalë.
#Shtrigë #të #urrej #sherri #mes #Kim #dhe #Kourtney #duket #vazhdojë #për #një #kohë #të #gjatë