Tech

Taksë për vizitorët, Venecia me nismë të re për kontrollin e turizmit

Qyteti italian i Venecias pritet të aprovojë vendosjen e një tarife prej 5 eurosh për vizitorët ditorë, në përpjekje për të kontrolluar turizmin masiv.

Kështu, të gjithë vizitorët nga mosha 14 e sipër do të duhet të paguajnë tarifën dhe të prenotojnë para kohe hyrjen e tyre në qytet.

Autoritetet vendore kanë deklaruar se testimi i tarifës do të fillojë gjatë periudhës së pikut turistik të vitit të ardhshëm.

Mbipopullimi si pasojë e turizmit konsiderohet si një çështje urgjente për Venecian. Qyteti ka një sipërfaqe prej 7.6 kilometrash katrorë, por në vitin 2019 priti thuajse 13 milionë turistë, sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave.

Numri i vizitorëve pritet të kalojë edhe nivelet e para pandemisë në vitet e ardhshme dhe përmes tarifës, autoritetet synojnë që t’u ofrojnë një zgjedhje turistëve ditorë, që ta vizitojnë qytetin jo në ditët e pikut. Ndërsa turistët që kalojnë natën në Venecia do të bëjnë përjashtim nga taksimi.

Më herët gjatë vitit UNESCO deklaroi se qyteti duhet t’i shtohet listës së objekteve të trashëgimisë kulturore që janë në rrezik, pasi impakti i ndryshimeve të klimës dhe turizmi masiv kërcënojnë t’i shkaktojnë dëme të pakthyeshme atij.

/a.d

#Taksë #për #vizitorët #Venecia #nismë #të #për #kontrollin #turizmit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button