Tech

Bardhi: Basha nuk është kryetar i PD ligjërisht sepse nuk ka vulë. Po ngjan me Berishën…!

Gazment Bardhi ka deklaruar se Lulzim Basha nuk është kryetar i Partisë Demokratike ligjërisht dhe se nuk e ka vulën e kësaj partie.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bardhi tha se veprimet e Lulzim Bashës kanë qenë anti-statutore, të ngjashme me veprimet e Berishës pas përjashtimit nga grupi parlamentar, të cilat i quajti gjithashtu anti-statutore.

“Ligjërisht, vula e PD nuk i përket zotit Basha. Veprimet që ka bërë ai janë tërësisht anti statutore. Ngjan me veprimet anti statutore që bëri edhe zoti Berisha.

Basha mund ta përdorë vulën dhe logon, por ligjërisht nuk konsiderohet kryetar i PD.

Duhet të ketë process në përputhje me Statutin e partisë, që të jetë kryetar.

Kryetari i PD nuk mund të vijë nga një proces që e rrudh partinë.

Ai ka marrë partinë me 104 mijë anëtarë aktivë dhe pretendon se është kryetar i 17 mijë anëtarëve aktivë. Majftojnë këto shifra për të kuptuar se rruga që po ndjek zoti Basha është e gabuar dhe e ka rrudhur Partinë Demokratike”, deklaroi Bardhi./m.j

#Bardhi #Basha #nuk #është #kryetar #ligjërisht #sepse #nuk #vulë #ngjan #Berishën..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button