AktualitetDurresi Sot

Alibeaj “humbet” edhe një tjetër bashki, kandidati i PD nuk arrin të regjistrohet në KZAZ (EMRI)

Ibrahim Bruka, kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për Vorën, nuk ka mundur të regjistrohet dot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shkak, sipas tij, është bërë një arsye familjare.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ata janë: Blerim Shera për PS dhe Indrit Hoxha për opozitën (kandidat i propozuar nga Rithemelimi i Berishës).“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, ka thënë Kurti për News 24. Ndërkohë, vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai./Sot

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button