Tensionet mes demokratëve/ Habit deputeti i PD-së: Alibeaj i ka dyert e hapura në selinë blu, ka dhe rrobat në zyrë

Deputeti Luan Baçi është shprehur se Enkelejd Alibeaj i ka hapur dyert e hapura në selinë blu.
Në një intervistë televizive, ai tha Alibeaj ende e ka zyrën në selinë blu e madje aty ka dhe rrobat e tij.Ai komentoi dhe reagimin e deputetëve në kryesinë e PD-së, për kandidatët për kryetarë bashkie.
“Ato kanë pamundësi për të gjetur kandidatë. Ato i kanë bërë përpjekjet por që nuk kanë gjetur. Ne nuk kemi nevojë për alibinë e Aliebajt. Ne nuk duam të merremi fare me Alibeajn. Dyert e selisë së PD-së janë të hapura për Alibeajn. Ai dhe sot e ka zyrën në PD, ka dhe rrobat e veta aty. Të gjithë deputetët kanë zyra. Shumë nga kolegët deputetë kanë reaguar në mënyrë të shkëlqyer në mbledhjen e fundit që kanë pasur, duke mos qenë dakord për nxjerrjen e kandidatëve në asnjë bashki.
Ata e kanë kuptuar se si është e vërteta me demokratët, u sensibilizuan që demokratët në 98% janë të bashkuar te PD”- tha ai.