Aktualitet
Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri

S’kishte se si të ndodhte ndryshe. Kreu i shtetit që deri më tani nuk i ka kthyer qoftë edhe një ligj qeverisë, as nuk do të guxonte të mos dekretonte ndryshimet e ministrave të propozuara nga Edi Rama. Përmes një njoftimi të shkurtër për mediat, Presidenca thotë:
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, thuhet në njoftim.
Të hënën pritet që dekretet të shkojnë për miratim edhe në Kuvend në një seancë të posacme.
#Presidenti #dekreton #ndryshimet #në #qeveri
Lapsi