150 Euro për person, arrestohet 24-vjeçari që transportonte 13 emigrantë në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar.
Në pranga ka rënë 24-vjeçari D.A. nga Korça, pasi u kap në aksion rrugor Tre Urat-Përmet duke transportuar me automjet për në Tiranë 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët më pas synon të kalonin drejt vendeve të BE-së.
Transporti i tyre bëhej kundrejt 150 Eurove për persona.
Po kështu, është arrestuar edhe një shtetas pakistanez H.R. 33 vjeç, i cili ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës 100 Euro për person që të hynin ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Euro #për #person #arrestohet #24vjeçari #që #transportonte #emigrantë #në #Gjirokastër