Goditi me shkopinj dhe leva hekuri një 42-vjeçar në Sarandë, shpallet në kërkim një nga autorët –

Policia e Vlorës njoftoi se ka shpallur në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 në lagjen nr. 2 të Sarandës, ku Xh. M. dhe dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta, përfshirë shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Hetimet kanë zbuluar se ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç, që kishte ndodhur gjatë ditës në rrugën “Lefter Talo”.
Për këtë ngjarje është nisur gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ndaj F. M., i cili është xhaxhai i Xh. M.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
#Goditi #shkopinj #dhe #leva #hekuri #një #42vjeçar #në #Sarandë #shpallet #në #kërkim #një #nga #autorët
Java News