Dhunoi Kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit –

37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa alias Sotir Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë është lënë i lirë nga gjykata në më pak se 48 orë nga arrestimi.
Diomet Musa, person me precedentë të mëparshëm penalë u paraqit në gjykatë për të marrë masën e arrestit në orën 14.00. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, për goditjen me grushte, shkelma dhe sende të forta të biznesmenit Arben Cipa, rreth orës 16.10 të së premtes.
Pas ngjarjes, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku edhe u kap nga policia në mbrëmje, ndërkohë që në kërkim mbetet kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.
Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi tha se Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, por lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nuk dihet ende se si është motivuar kjo masë sigurimi nga ana e Prokurorisë. Nga ana tjetër, Gjyqtarja Esmeralda Shehu, ka vendosur për masën “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i dyshuari mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.
Vetë Cipa ka kërkuar më parë sot ndërhyrjen e shtetit pasi Saranda është duke u kontrolluar nga “të paprekshmit” dhe “të fortët” të cilët po janë në qendër konflikteve të pronësisë por edhe kërcënimeve të tjera ndaj qytetarëve.
#Dhunoi #Kreun #Shoqatës #së #Operatorëve #Turistikë #në #Sarandë #Gjykata #liron #autorin #orë #pas #arrestimit
Java News