Aktualitet
Transportonte emigrantë ilegalë në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari nga Korça

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar pasi transportonte emigrantë ilegalë që kishin hyrë në vendin tonë.
Dejvi Ahmeti banues në Korçë u kap aksin rrugor Tre Urat-Përmet duke transportuar me automjetin e tij drejt Tiranës, kundrejt pagesës 150 euro për person, 13 emigrantë nga vendet e treta.
Këta emigrantë kishin hyrë nga Greqia dhe synonin që nëpërmjet Shqipërisë të kalonin në vendet e BE-së.
Gjithashtu policia vuri në pranga edhe një shtetas pakistanez 33-vjeçar, i quajtur Hassan Raza. Ky i fundit kundrejt pagesës 100 euro ndihmonte emigrantët të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.
#Transportonte #emigrantë #ilegalë #në #Shqipëri #arrestohet #24vjeçari #nga #Korça
Lapsi