Aktualitet

Rekrutonin kubanët për të luftuar për Rusinë, 17 të arrestuar

Autoritetet në Kubë bëjnë me dije se kanë arrestuar 17 persona, të dyshuar si pjesë të një rrjeti që trafikonte burra të rinj për të luftuar përkrah ushtrisë ruse në konfliktin në Ukrainë.

Më herët, gjatë javës qeveria kubane deklaroi se po punonte për të neutralizuar dhe shkatërruar një organizatë që operonte në territorin e Kubës, por edhe në Rusi.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, konfirmoi përmes një deklarate se këto tentativa janë bllokuar dhe se janë ngritur çështje penale kundër personave të përfshirë në këtë aktivitet.

Operacionet e rekrutimit të paligjshëm përfshijnë shtetas të Kubës që jetojnë jashtë vendit, por edhe shtetas të vendeve të Amerikës Qendrore.

Në deklaratë, Rodriguez sqaron se Kuba nuk do të marrë pjesë në konfliktin e armatosur në Ukrainë dhe se do të veprojë fuqishëm kundër atyre që përfshihen në trafikim të qenieve njerëzore me qëllim angazhimin e tyre si mercenarë.

/a.r

#Rekrutonin #kubanët #për #të #luftuar #për #Rusinë #të #arrestuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button