Dokumentari i Prince Harry një dështim
Princi Harry dhe Meghan Markle ishin të bindur se dokumentari i tyre i ri do të bënte bujë të madhe si dhe do të kishte një sukses të jashtëzakonshëm në Amerikë.
Megjithatë, dokumentari i ri i Dukës së Sussex-it nuk arriti të sigurojë një vend në 10 shfaqjet më të mira në në Netflix.
Dokumentari ngjalli polemika pas publikimit të tij, pasi Harry duket se bën një tjetër goditje për Familjen Mbretërore, duke pretenduar se askush nuk e ndihmoi.
Tani emisioni është zhytur në një tjetër polemikë: dështimi për të siguruar një vend të parë në top 10 shfaqjet më të ndjekura të Netflix.
Revista Newsweek pretendon se projekti me pesë pjesë i Harry-t, “Heart of Invictus”, “ka rënë me audiencë, duke dështuar të depërtojë në top listat e transmetimit të Netflix në Amerikë dhe Britani” që nga publikimi i tij.
Asnjë shifër aktuale për shfaqjen nuk është publikuar, por dështimi për të siguruar një vend në top 10-shen e Netflixit është shumë e rëndësishme.
#Dokumentari #Prince #Harry #një #dështim
Lapsi