Aktualitet

Emmanuelle Béart: Jam abuzuar seksualisht

Aktorja e njohur franceze, Emmanuelle Béart ka bërë një rrëfim intim së fundmi ku ka ndarë për herë të parë me publikun është abuzuar seksualisht në një moshë shumë të vogël.

Fillimishte ajo tha se nuk kishte dashur të fliste për veten e saj, por vetëm për të fëmijët e tjerë të cilët janë abuzuar seksualisht , teksa shtoi se “ndershmëria dhe guximi i tyre më bënë që të tregoj historinë e time.”

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, drejtoresha Anastasia Mikova u tha gazetarëve se sulmuesi i supozuar nuk ishte babai i Beart.


Dokumentari u shfaq në aktivitetin e shtypit dhe zëri i aktores u dëgjua jashtë ekranit, teksa iu drejtua abuzuesit të saj të supozuar: “Meqenëse babai im, nëna ime dhe miqtë e mi nuk vunë re asgjë, ju mund ta bëni këtë përsëri dhe e bëtë mbi katër vjet.”

Kujtojmë që 60-vjeçarja ka luajtur në dhjetëra filma që kur u bë e njohur në filmin “Manon des Sources”.

#Emmanuelle #Béart #Jam #abuzuar #seksualisht

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button