Tech
Aksident i frikshëm në Fier, dy shoferët dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.
Përplasja ka qenë tepër e fortë aq sa furgoni ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys.
Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.
/f.s
#Aksident #frikshëm #në #Fier #shoferët #dërgohen #urgjencë #në #spital