Aktualitet
PAMJE/ Zjarr masiv në ullishtat e Lushnjës, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullinj fshatin Zhamë në Lushnjë. Nga flakët janë të rrezikuara edhe disa banesa.
Raportohet se në këtë zonë terreni është i vështirë ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të neutralizuar flakët. Dhjetëra hektarë ullishte janë nën pushtetin e flakëve.
Forca të policisë kanë shkuar në ndihmë të zjarrfikëses. Burime nga terreni thonë se situata është tepër e vështirë dhe se mënyra më e mirë për të ndërhyrë është nga ajri.
Lajm në përditësim…
#PAMJE #Zjarr #masiv #në #ullishtat #Lushnjës #rrezikohen #banesat
Lapsi