Aktualitet

“Arrestohet” presidenti Putin, ‘shpërthen’ rrjeti, ja FOTOT që po bëjnë ‘namin’

Pas pamjeve të arrestimit të rremë të ish-presidentit Trump, janë publikuar edhe disa foto të Putin të cilat ilustrojnë momentin e arrestimit të Putin nga Haga për deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi.

Të bëra nga Inteligjenca Artificiale, këto foto që po qarkullojnë në internet janë bërë mjaft virale dhe na vërtetojnë edhe një herë se teknologjia ditët e sotme po shkon përtej çdo imagjinate.

Realizimi i arrestimit të Trump dhe së fundmi i Putin përmes teknologjisë artificiale duket aq real dhe i besueshëm. Gazetarja ukrainase Margo Gontar ka postuar foton e parë të rreme nga arrestimi i Putin në rrjetin e saj social Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button